Fillon seanca e mbyllur e Parlamentit turk për Idlibin

Vetëm disa ditë pasi Turqia filloi operacionin e ri në Idlib në veriperëndim të Sirisë, shkaku i sulmit të regjimit të Assadit ndaj ushtarëve turq, në Parlamentin e Turqisë ka filluar seanca e mbyllur në lidhje me situatën në këtë provincë.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar si dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu do të kenë fjalime para ligjvënësve në seancën e mbyllur.

Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kiliçdaroglu si dhe lideri i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) të Turqisë, Devlet Bahçeli.

Sipas rregullatores së Parlamentit turk, diskutimi në këtë seancë do të mbeten të mbylluar për publikun për një dekadë.

Të dielën, Turqia njoftoi për operacionin e ri “Mburoja e Pranverës” pasi 34 ushtarë turq u martirizuan javën e kaluar në Idlib, që është fortesa e fundit e forcave opozitare në Siri.

Ushtarët turq të martirizuar po punonin për të mbrojtur civilët lokalë nën një marrëveshje të shtatorit 2018 me Rusinë e cila ndalon aktet e agresionit në Idlib.

Megjithatë, forcat e Assadit dhe Rusisë në zonën e deeskalimit vazhdojnë të shkelin armëpushimin, duke dërguar rreth një milion refugjatë drejt kufirit të Turqisë me Sirinë që nga dhjetori i kaluar.

Turqia tashmë po strehon rreth 4 milionë refugjatë sirianë si dhe migrantë nga vendet e tjera si Iraku, Pakistani dhe Afganistani./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne