Fillon “TRT World Forum 2019” në Stamboll

Në Stamboll ka filluar konferenca dyditore “TRT World Forum 2019” e cila organizohet për herë të tretë këtë vit dhe mbledh udhëheqësit e opinionit për të kërkuar zgjidhje globale për dilemat aktuale, kulturore, politike, ekonomike dhe sociale në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forumi me temën “Kriza e Globalizimit: Reziqet dhe Mundësitë” i cili filloi me sesionin e veçantë me pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në Qendrën e Kongreseve në Stambolll do të zgjasë dy ditë.

Në forum gjithashtu fjalim do të mbajë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në sesionin “Tërheqje në Globalizim: Reflektime të rendit botëror”.

Forumi do të përqendrohet në problemet më të rëndësishme globale të botës së sotme ndërsa në të marrin pjesë qindra politikanë, biznesmenë, akademikë, aktivistë, gazetarë vendas dhe të huaj.

Në sesionet e forumit do të marrin pjesë gjithashtu edhe ish-presidentët, kryeministrat, ministrat, akademikët. Në mesin e temave që do të trajtohen këtë vit janë terrori i ekstremit të djathtë, rritja e populizmit dhe nacionalizmit, luftërat tregtare, e ardhmja e Bashkimit Evropian dhe çështje të tjera.

Temat e sesioneve ku do të debatohen çështjet politike, ekonomike dhe sociale që prekin gjithë botën janë si në vijim:

“Politikat e identitetit në një botë të globalizuar, horizonte të reja për fuqitë në rritje: Konkurrencë ose Bashkëpunim? NATO në linjën e zjarrit: Kërcënimet e reja mbi sigurinë, faqja e re e terrorit: e djathta ekstreme, rritja gjithëpërfshirëse: rimendimi i diplomacisë njerëzore, ndryshimi i ekuilibrave në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal, vrasja e Jamal Khashoggit: A është një pasqyrim i gjeopolitikës rajonale? Menaxhim i fuqishëm: Kriza e refugjatëve dhe Evropa, A është fillimi i fundit për Bashkimin Evropian?”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne