Bota

Firence, ndalohet ngrënia e ushqimit në rrugë

Në qytetin Firence të Italisë është ndaluar ngrënia e ushqimit në rrugë.

Sipas CNN-it, në kuadër të praktikës e cila ka hyrë në fuqi më 4 shtator, në kalldërma, rrugë, dyer të dyqaneve dhe të shtëpive që ndodhen në pjesët historike të qytetit të Firences nuk do të lejohet ngrënia e ushqimit në këmbë.

Në rrugët Via de’ Neri, Piazzale degli Uffizi, Piazza del Grano dhe Via della Ninna, ku ndalesa është e vlefshme, ngrënia e ushqimit në rrugë do të dënohet me gjobë deri më 500 euro.

Kryetari i Komunës së Firences, Dario Nardella në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social Facebook, në lidhje me ndalesën në fjalë tha se “Ndonjëherë ballafaqohen me turistë të cilët nuk i kushtojnë kujdesin e duhur qytetit”.

Në Firence, e cila vizitohet nga më shumë se 10 milionë turistë në vit, mendohet se ngrënia e ushqimit në rrugë është shndërruar në një prej problemeve kryesore që e ndot ambientin në qytet.

Burimi: AA

OPINIONE