Firmoset marrëveshja financiare trepalëshe, Air Albania shumë shpejt në qiell

Pas zërave të kohëve të fundit se kompania “Air Albania” mbeti vetëm një flluske propagandistike e qeverisë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku njoftoi firmosjen e marrëveshjes tripalëshe financiare. Kjo marrëveshje i hap rrugë certifikimit të kompanisë, që sipas Ballukut pritet të ndodhë në dhjetë ditët në vijim nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Së bashku me Belinda Ballukun, në aeroportin “Nënë Tereza” ishte edhe Drejtori i kompanisë Turkish Airlines, e cila po monitoron procesin e krijimit të “Air Albania”. Ai tha se shumë shpejt do të nisin fluturimet e avionëve shqiptarë, që i quajti krenari kombëtare.

“Dëshiroj të falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe zonjën ministre. Jemi shumë të gëzuar që jemi këtu. Ju e dini që prej kohësh punojmë për procesin e “Air Albania” dhe jemi të lumtur për këtë. Kjo detyrë na është dhënë nga të dy liderët, zoti Erdogan dhe zoti Rama. Përgatitja e procesit teknik është kryer tani. “Air Albania” së shpejti do të jetë në qiell. Në këtë proces teknik është punuar me shumë kujdes”, u shpreh drejtori i “Turkish Airlines”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BTwiMNxoEeg?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne