Firmosja LIVE nga Meta e dekretit të anulimit pa afat të zgjedhjeve: Datën e re caktojeni me marrëveshje politike (Video)

Presidenti Ilir Meta firmosi Live para mediave në konferencën e jashtëzakonshme që mbajti në orën 8 të këtij mëngjesi, dekretin ku anuloi zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ai tha se pa pasur një datë të caktuar nga presidenti nuk mund të mbahen zgjedhjet. Kreu i shtetit bëri për herë të parë publik argumentet e këtij vendimi, dhe tha se zgjedhjet vendore janë shtyrë në një afat të pacaktuar. Data e re theksoi ai, duhet të vijë me marrëveshje politike mes palëve.

“Në çdo rast shfuqizimi i dekretit për zgjedhjet e 30 qershori nënkupton shtyrjen e tyre për një datë tjetër. Anulimi i zgjedhjeve është mjeti i vetëm për të parandaluar situatën dhe do shpërbejë si nxitje për dialog. Në Shqipëri vendi po shkon drejt votimeve një partiake që do të bënte një regres për të ardhmen europiane të vendit. Nëse zgjedhjet do bëhen pa garë do përcillte një mesazh të gabuar se Shqipërisë është orientuar në një qasje të ndryshme nga ajo që ka ndjekur deri më tani. Më 2020 Shqipëria kryeson OSBE dhe duhet t’i paraprijë kryesimit të kësaj organizate me shembullin më të keq. Me vetëdije të plotë se kushtet nuk mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, me bindjen se ky vendim është mënyra e vetme për zgjedhjen e saj, si kreu i shtetit në përputhje me kushtetutën kam vendosur që të dekretoj shfuqizimin e dekretit dhe anulimin e datës 30 qershor. Ftoj të gjithë aktorët të nisin dialogun për gjetjen e një zgjedhje të shpejt. Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e tensionuara sjell jo vetëm bojkot por edhe rrezikun e një konflikti civili. Presidenti ka përgjegjësinë që të sigurojë bashkëjetesën demokratike e cila vjen para çdo rregullimi tjetër”, u shpreh kreu i shtetit.

Meta tha se shfuqizimi i dekretit dhe anulimi i zgjedhjeve, sipas tij për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetuese, nuk paraqet pengesa kushtetuese. Ai dha edhe shembuj të tjerë të shtyrjes së zgjedhjeve në Shqipëri në situata që ai i quajti të pazakonta.

Konferenca e jashtëzakonshme vjen dy ditë pas anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili u njoftua të shtunën, në nisje të protestës së tetë kombëtare të opozitës kundërqeverisë.

Meta: Rama – Basha nxitje dhe provokime ndaj njëri-tjetrit me protesta e anti-mitingje

Presidenti fajësoi dy palët politike për nxitje të dhunës dhe përçarjen mes popullit. Ashtu sikundër dhe kryedemokrati Basha e akuzuar kryeministrin Rama për takimet e tij në të njëjtën ditë me protestën, edhe kreu i shtetit i quajti anti-mitingje.‘Presidenti ka ndjekur të gjitha protestat ashtu si ka evidentuar përgjigjen e mazhorancës. Të dy palët kanë bërë nxitje për provokime ndaj njëra tjetrës. Zhvillimi i protestave dhe deklarimeve të opozitës si dhe antimitingjet e mazhorancës nuk japin siguri për zgjedhje të lira të ndershme. Në këtë mënyrë nëse dita e zgjedhjeve do të kthehet në një betejë force mes mbështetësve të mazhoracës dhe opozitës apo në një betejë mes qytetarëve dhe organeve ligjzbatuese zgjedhjet do të humbisnin vlerën e tyre në një shoqëri demokratike dhe nga një mjet esencial i garantimit të një shoqërie demokratike do të ktheheshin në një mjet rreziku për bashkëjetësën demokratike dhe unitetin e popullit tonë. Në kushtet aktuale anullimi i zgjedhjve është mjeti i vetëm i zgjidhjes së krizës poltike. Shtyrja do të shërbejë për dakordësinë e një dialogu’, tha Meta.Meta: Anulimi i zgjedhjeve nuk krijon vakum institucional! Ja deri kur do vazhdojnë mandatet e kryetarëve aktualë

1560146657_meta.jpgPresidenti Ilir Meta deklaroi se anulimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nuk krijon vakum institucional pasi mandati i kryetarëve të Bashkive vazhdon që nga betimi i i tyre e deri në betimin e kryetarëve të rinj.”Ligji parashikon edhe garancinë se qytetarët nuk do të preken. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bënë mandatin dhe vijon derisa të bëjë betimin kryetari tjetër. Kështu nuk krijohet vakum funksional”, tha Meta. 

Anulimi i zgjedhjeve/ Meta: Është një situatë ekstreme që ka ndodhur edhe më parë 

Presidenti i Republikës ka deklaruar se shtyrja e zgjedhjeve vendore nuk është një precedent i cili nuk ndodh për herë të parë në vend, duke kujtuar zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës të cilat u shtynë për shkak të mungesës së një kandidati, në një datë me zgjedhjet parlamentare.Ndërsa kujtoi edhe precedentin e vitit 2017, kur për shkak të krizës politike zgjedhjet u shtyë për një javë derisa palët politike u ulën në dialog.“Shfuqizimi i dekretit dhe anulimi i datës së zgjedhjeve për të mbrojtur vlerat dhe parimet kushtetuese nuk paraqet pengesa nga kjo pikëpamje. Në nenin 65 janë përcaktuar detaje nga kushtetuta. Në kushtet kur për shkaqe të ndryshme nuk do regjistrohen asnjë kandidat zgjedhjet do shtyheshin për një datë tjetër. Kjo është një situatë ekstreme që ka ndodhur edhe më parë në vendin tonë. Data në Bashkinë e Kavajës kur ka munguar kandidati u shty për tej një afati tjetër. Duhet të respektohen standardet kushtetuese. Presidenti ka të drejtë për të siguruar pluralizmin politik dhe paqen në vend.Në vitin 2017 presidenti i Republikës caktoi datën 7 Maj për zgjedhje në Kavajë. Pas shkak të mosregjistrimit të kandidatit të opozitës data u shty në një datë me zgjedhjet për Kuvendin.Realizimi i zgjedhjeve në datën 18 qershor në vitin 2017 ato u shtynë derisa palët politike u ulën në dialog për t’u zhvilluar në datë 25 qershor,Shtyrjet e proceseve zgjedhore janë diktuar në situata të pazakonta që kanë sjellë ndërhyrjen e presidentit të republikës. Në rastet e cituara palët kanë dialoguar”, tha Meta.

Presidenti firmos dekretin për anulimin e zgjedhjeve dhe pozon nga kamera me simbolin e shqiponjës (FOTO-VIDEO)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në fund të argumenteve që paraqiti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta zgjodhi të firmosë përpara kamerave dhe gazetarëve dekretin që shfuqizon datën për zgjedhjet lokale në vend. Pasi ka hedhur firmën ai e ka kthyer dokumentin përpara kamerave për të dëshmuar aktin e tij.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=-MDBe4YgXzo]

Ndërsa pas kësaj presidenti ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me dy duar për të dëshmuar se vendimi i tij vjen pikërisht për të mirën e vendit, gjë për të cilën u shpreh edhe gjatë fjalës së tij.

1560149152_meta.jpg

Këtë gjest e kemi parë edhe më herët nga lideri demokrat Lulzim Basha, që pasi këndon himnin në fund të çdo proteste, më tej bën simbolin e shqiponjës.

1560022417_basha.jpg

Meta flet me gjuhën e opozitës: Zgjedhje një partiake, pa garë, proces fiktiv (VIDEO)

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=kwYrGN2eZOA?rel=0&loop=1]
Gjatë konferencës së jashtëzakonshme ku dha argumentet për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor, duke thënë se ato do të shtyhen pasi të arrihet një marrëveshje politike për datën e re, Presidenti Ilir Meta në pjesën më të madhe, foli me gjuhën e opozitës. Ai përmendi të njëjtat akuza si të opozitës joparlamentare, jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj procesit zgjedhor. Njëjtë si opozita, Meta tha se partia e re, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, u regjistrua në KQZ përtej çdo afati. Votime njëpartiake, zgjedhje pa garë dhe një proces fiktiv e quajti Meta këtë proces që sipas tij do të cënonte integrimin e Shqipërisë. Fjalë këto të dëgjuara dhe të arktikuluara, njëjtë, edhe nga opozita. Ai akuzoi mazhorancësn edhe për kapje totale të institucioneve.Si argument të parë për anulimin e zgjedhjeve Meta tha se ishte rreziku real për një situatë të përshkallëzuar ditën e zgjedhjeve, por vijimi i konferencës më tej ishte qartazi një sulm ndaj mazhorancës me akuzat e opozitës. Meta tha se opozita nuk ka shprehur ndonjëherë vullnet për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por sipas Metës, ka prova, duke cituar edhe raporte të OSBE/ODIHR (akuza që LSI ka bërë kundër qeverisë), për shkelje ndaj procesit zgjedhor.“Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë baza e një shoqërie demokratike. Si një prej instrumenteve të demokracisë zgjedhjet shërbejnë për të pasqyruar vullnetin e popullit. Në këtë vështrim realizmi i zgjedhjeve pa garë është në kundërshtim me parimet demokratike. E drejta kushtetuese për të zgjedhur nuk zbatohet. Referuar të dhënave që kanë mbledhur partitë në zgjedhjet e shkuara, zgjedhjet pa garë dhe pa prezencën e opozitës cënojnë kushtetutën. Sipas nenit 1, pika 3 qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira.  Koncepti kushtetues nuk mund të konsiderohet i përmbushur vetëm në aspektin e mundësisë së pjesëmarrjes në votime. Kjo do e çonte Shqipërinë në listën e vendeve jodemokratike.Ndryshe ndodh në rastin e zgjedhjeve vendore. Është pushteti vendor që kujdeset për problemet e zgjedhësve. Pushteti lokalë është më afër qytetarëve. Në këtë mënyrë referuar parimeve kushtetuese nëse në zgjedhjet lokale merre pjesë vetëm mazhoranca qytetarëve i cënohet e drejta për të zgjedhur.Presidenti ka detyrimin të zbatojë kushtetutën për të drejtat e njeriut dhe të kontribuojë për realizimin e tyre. Kur kjo e drejtë cënohet presidenti ka të drejtë të ndërmarrë çdo akt për ta kthyer këtë.Kryetari i shteti ka detyrimin të mbrojë parimet duke ndërhyrë në çdo rast kur ato cënohen

Është fakt se në mënyrë të vazhduar opozita nuk ka shprehur vullnetin për të mos hyrë në zgjedhje, por referuar fakteve, edhe raporteve të OSBE/ODIHR ka ngritur pretendimin se zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo nënkupton se ato dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje por konkurrim i lirë me rregulla të përcaktuara. Është detyrë e qeverisë ta garantojë këtë. Nëse ky detyrim nuk përmbushet, i vetmi autoritet që ka mundësi të ndërhyjë është presidenti.

Ai ka vendosur që të ushtrojë funksionin e tij për të garantuar të drejtën për të zgjedhur.

Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet tensionuara sjell jo vetëm bojkot por edhe rrezikun e një konflikti civili. Presidenti ka përgjegjësinë që të sigurojë bashkëjetesën demokratike e cila vjen para çdo rregullimi tjetër”, tha Meta.

Meta: Zgjedhjet do të shtyhen në afat të pacaktuar. Data të dakordësohet politikisht

1560147588_meta.jpgMeta tha se dekreti i tij për të shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve, nënkupton se anulimi i 30 qershorit, do  të thotë shtyrje e tyre përtej afatit të caktuar zgjedhor. Por kjo sipas tij nuk paraqet pengesa kushtetuese. Ka diferencë tha Presidenti për rregullat e mbarimit të mandatit të Kuvendit dhe ato të mbarimit të mandatit për organet e njësive të qeverisjes vendore.Meta tha se data e ardhshme e zgjedhjeve do të caktohet brenda një afati të arsyeshëm, por kjo datë do të jetë e dakordësuar politikisht.Meta tha se kërkon zgjidhjen e situatës me marrëveshje politike. “Të krijohet hapësirë kohë e nevojshme që palët të diskutojnë për të gjetur rrugën e krizës”, tha ai.
Ora 08:09

Meta: Ka rrezik potencial për përshkallëzim të paparashikueshëm social me pasoja të paimagjinueshme (VIDEO)

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=yY88GtbBhfs?rel=0&loop=1]
Presidenti Ilir Meta tha se ka një rrezik real sipas tij që vendi të shkojë në drejt një përshkallëzimi të paparashikueshëm ‘social’ siç ai u shpreh që mund të sillte pasoja të mëdha për vendin. Kështu argumentoi Meta këtë të hënë duke argumentuar përse mori vendimin për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.“Përpos thirrjeve, mesazheve dhe presidentit të Republikës për thirrje për dialog palët politike nuk janë përgjigjur. Mazhoranca thotë se do shkojë e vetme në zgjedhje pa ezauruar asnjë mundësi për zgjidhjen e krizës politike. Nga ana tjetër opozita shprehet e vendosur se do të pamundësojë zgjedhjet. Si president i Republikës theksoj ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm social që mund të shkaktojë pasoja të paimagjinueshme. E konsideroj rrezik për stabilitetin, qetësinë, dhe paqen në vend”, u shpreh presidenti.
Ora 08:05

Meta: Pa pasur datë nga Presidenti, zgjedhjet s’mund të zhvillohen (VIDEO)

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=-oFLwT0Gj9k?rel=0&loop=1]
Presidenti Ilir Meta në konferencën për media këtë të hënë në 8 të mëngjesit, citoi kushtetutën (nenin 92 pika gj) duke thënë se pa pasur datë nga presidenti nuk mund të zhvillohen zgjedhjet.“Presidenti i Republikës është organi i vetëm që ka për kompetencë caktimin për datën e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton se presidenti datën për zgjedhjet. Sipas kushtetutës pa pasur një datë të caktuar një datë nga presidenti zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. Zgjedhjet që të jetë pikërisht presidenti i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve është e lidhur me rolin si kreu i shtetit.Dita e zgjedhjeve duhet të jetë një ditë bashkimi dhe jo një ditë përçarje. Data e zgjedhjeve është dekretuar në muajin nëntor në kushtet e një klime normale politike në vend. Presidenti ka ndjekur në vijimësi shprehjen e vullnetit të forcave politike për të qenë pjesë e këtij procesi. Partitë politike nuk janë regjistruar në zgjedhje duke prezantuar edhe shkaqet që sipas tyre kanë të bëjnë me faktin që nuk garantohen zgjedhje të lira. ky vendim ka pasuar me djegien  e mandateve duke bërë që edhe jeta parlamentare të kalojë në krizë. Vendi nuk ka krizë kushtetuese dhe Gjykata e Lartë ka dalë jashtë funksionit duke sjellë mos balancimin pushteteve”, tha Meta./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne