Fisnik Ismaili u përgjigjet Dhurata Hoxhës e Milaim Zekës, përmend edhe Arbana Xharrën

Edhe deputeti i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili është përfshirë në debatin ndërmjet Dardan Sejdiut dhe Ganimete Musliut të PDK-së.

Ismaili në postimin e tij në Facebook ka thënë se është kureshtar me pa çka po thotë Arbana Xharra, ndërsa për Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxhën ka thënë se i ka borxh prindërve të Astritit, e vajzës së Astritit, për me e pas të drejtën me fol për nana e baballarë.

Ndërsa, për edhe Milaimi “ish mundue me thanë diçka, por, diqysh bre, e vërtetë është se të dytë jemi vulgarë me fjalë, nuk po e mohoj, amo dallojmë shumë”.

Postimi i plotë:

Në pritje të reagimit të Arbana Xharrës, për fjalët që ia drejtova bashkëpartiakes së saj. Si Arbana kurrkush s’din me u viktimizue. Jam kureshtar me pa çka po thotë. Dhurata, ajo Ministrja e dështueme e drejtësisë, ish mundue diçka me e lidhë me prindër, por, si në çdo tentim të saj me thanë diçka, kish pordhë në shishe. Ti, zöja Dhuratë, hala iu ke borxh prindërve të Astritit, e vajzës së Astritit, për me e pasë të drejtën me folë për nana e baballarë. Rrjedhimisht, i ke borxh krejt prindërve të Kosovës.

Më tha dikush se edhe dy këshilltarë të Kadrisë kishin kcye me shkretue nëpër statusa për këtë çashtje. Me pas dhanë ata ndoj këshillë të hajrit, sot Kadra ma mirë i kish pasë punët, o lluzera t’lodhët. Edhe Milaimi ish mundue me thanë diçka, por, diqysh bre, e vërtetë është se të dytë jemi vulgarë me fjalë, nuk po e mohoj, amo dallojmë shumë.

Po mundohem me e ba një krahasim mes meje e Milaimit, prej nji konteksti tjetër: edhe unë, edhe Milaimi hajmë bukë. Por, kur ulemi n’tavolinë, edhe nëse i hajmë gjanat e njajta, unë ma shumë se dy tri njolla në faculetë s’i la edhe një bakshish kamarierit, derisa Milaimi ta stërrpikë krejt tavolinën e kojshisë, i ban zullum kamarierit edhe del tuj i pikë ynyra prej brrylave. Edhe vulgariteti ka elegancë, o Milaim. Ti s’e ke në asnji aspekt.

Sa sum po m’doket intelecant kul pi soh pydykasat kah viktimixohen. Deli dje kanë vla njelxi, i kanë lehë dajak, santazu, këlcnu e koluptu, tas ci kanë metë si pula t’nukta klejt culak, o kuku mami babi po siten xynaha./ periskopi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne