‘Fitorja e Idlibit do t’i japë fund luftës në Siri’

Është raportuar se qeveria e ushtrisë siriane ka dhënë urdhër që territori i vendit të pastrohet tërësisht nga terroristët.

Duke folur për Sputnik, një burim i lartë nga ushtria siriane u shpreh: “Aktualisht ushtria ka fuqi të mjaftueshme për të çliruar rajonin e Idlibit. Kjo do të jetë çelësi për përfundimin e luftës që ka zgjatur tetë vjet. Në ditët në vijim do të ndodhin gjëra që do t’i habisin të gjithë. Terroristët kanë nënshkruar certifikatën e vdekjes së tyre.”

Ky burim i cili tha se njësitë e ushtrisë siriane në kufirin e Idlibit po vazhdojnë të zmbrapsin me sukses sulmet e militantëve, shtoi se: “Pikat e kontrollit ushtarak janë të kujdesshme dhe janë të gatshme për të gjitha zhvillimet, qoftë ato mbrojtëse apo sulmuese.”

Grupet terroriste në rajonin Idlib u dobësuan për shkak të konflikteve midis tyre. Rreth 8,000 militantë janë vrarë në shumë konflikte. Shumica prej tyre janë anëtarë të Tahrir al-Sham dhe Nusra.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne