Fitorja e Palestinës në Luftën e Medias

Kryetari i byros politike të Hamasit, Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, Ismail Haniye tha se mediat palestineze kanë njoftuar lajmet për marshin e madh të kthimit dhe se ka fituar kundër regjimit sionist në luftën e medias.

Sipas raportit të faqes së informacionit palestinez, në një fjalim me antarët e mediave me rastin e Ditës Botërore të Jeruzalemit ditën e premte, Haniye tha: “Regjimi sionist ka pranuar se palestinezët kanë arritur një fitore në luftën e medias, sepse lajmet e mediave palestineze janë bazuar në parimet e së vërtetës, profesionalizmit dhe humanizmit.”

Në vazhdim të deklaratës së tij, Haniye u shreh: Jeruzalemi do të ruaj ekzistencën e tij si një qytet arab dhe islamik, dhe vendimet e regjimeve amerikane dhe sioniste nuk do të ndryshojnë identitetin e këtij qyteti. Pavarësisht mundësive të kufizuara që kanë grupet e mediave palestineze, ata kanë arritur të përmbushin detyrat kundër perandorisë së medias perëndimore dhe sioniste.

Të paktën 30 gazetarë janë vënë në shënjestër nga trupat e regjimit sionist në marshet e mëdha të kthimit në kufi të Gazës që nga 30 marsi.

Burimi : Rast Haber/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne