Fjala “inshallah” hyn në fjalorin e gjuhës gjermane

Fjala “inshallah”, e cila përdoret shumë shpesh në jetën e përditshme nga ana e muslimanëve, ka hyrë në fjalorin e gjuhës gjermane.

Në faqen e fjalorit më të rëndësishëm të Gjermanisë, Duden, njëherësh udhëzues drejtshkrimor, fjala “inshallah” është shtuar si “inschallah”.

Përkufizimi i fjalës është dhënë si “Në dashtë Allahu”.

Po ashtu, në përshkrim thuhet se fjala ka origjinë nga arabishtja dhe përdoret shumë shpesh në mesin e muslimanëve.

Ende nuk është njoftuar nëse fjala “inshallah” do të përfshihet në fjalorin e radhës të shtypur nga Duden./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne