Fleckenstein: Të hapim menjëherë negociatat me Tiranën

Anëtari i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein ka shprehur publikisht opinionin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Me anë të një statusi në Facebook, ai ka deklaruar se duhet të hapen menjëherë negociatat me Shqipërinë.

Statusi i plotë i Fleckenstein:

Javën e kaluar vizitova sërish Shqipërinë. Konkluzioni im është i qartë: Ne duhet të hapim menjëherë negociatat me këtë shtet. Progresi është bërë, por mendoj edhe shumë punë ka për të bërë, pa dyshim.

Jam vërtetë i inkurajuar nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkollë, në qendrën sociale Bregu i Lumit dhe në Universitetin e Durrësit. Ata të gjithë duan mbështetjen tonë, për të sjellë Shqipërinë më pranë Europës.

Ne mund të kemi opinione të ndryshme, në lidhje me shumë vendime politike, por me këta të rinj në Tiranë, është vërtetë me vlerë të punosh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne