Flet babai i njërit prej komandove dezertorë: Ishte më i përgatituri, por merrte 300 mijë lekë të vjetra

Babai i, një prej komandove të Forcave të Armatosura që dezertoi në Britani te Madhe, Aleksander Shkulakut, ka reaguar pas ngjarjes. Ai thotë se djali i tij nuk paguhej sa duhej, pavarësisht se ishte më i përgatituri në ushtri.

“Aleksandri ishte me i pergatituri ne Ushtri, ka qene me mision e Adganistan. Djali s’kishte vleresimin financiar te merituar, merrte 290-315 mije leke te vjetra. Ai na ndihmonte edhe ne financiarisht. E dinim qe ishte ne Angli, por nuk kemi komunikuar. Djali ka bërë një veprim të nxituar e të palogjkshëm. Mendoj se veprimi i tij lidhet me gjendjen ekonomike. Lajmin e kemi mesuar nga te njohurit tane ne Angli”, – është shprehur ai për News24.

Babai i Shkulakut tha se djali i tij nuk shkel në Atdhe për arsye ekonomike. “I bëj thirrje të kthehet në Atdhe, në shtëpi. Djali të vijë këtu të japë kontribut për vendin,” – tha ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne