Flet Kokëdhima: Puna më e mirë që bëri koalicioni, PDIU u mor për t’i bërë presion LSI-së

“Në 4 vite u ndoq politika e gërryerjes së koalicionit. Sot koalicioni ka arritur në pikën më të ulët morale. Nga Rama Koalicioni nuk u pa si mundësi për rritje kredibiliteti, por si mundësi për të mbuluar gërryerjen e PS”, tha Kokëdhima.

Ai shtoi se PDIU u mor në koalicion, për t’i bërë presion LSI-së.

“Për ecurinë e këtij koalicioni mund të shikohen edhe anët pozitive, edhe të metat, edhe punët e mira, edhe mangësitë. Ky koalicion ka bërë punë të mira e të vlefshme. Puna më e bukur besoj se është reforma territoriale. Në 4 vite te tij ky koalicioni nuk krijoi institucione të së majtës së bashkuar, nuk krijoi standarde të përbashkëta për qeverisje. Nuk i krijua komunikim dhe bashkëpunim që duhet të kishin dy aleatë strategjikë. Praktika e këtyre viteve ishte një praktikë e gërryerjes së koalicionit. Marrëdhënia në koalicionin e së majtës, është shumë e dobët. Është shkatërruar çdo vlerë besimi”,- tha ai.

“PDIU u pranua për kulturën diversive që ka lidershipi i PS në drejtim, dhe rikuperim duke importuar nga jashtë të gjithë erozionin që ai zhvilloi në PS. PS ka kaluar në këto 4 vite në gjendjen e saj më kritike në gjithë këto vite. Rama mori një parti të mirëfillte politike të organizuar në 20054, dhe sot ka një bashkësi parapolitike të zhytur në kaos ideologjik. PS është arratisur nga shinat e së majtës, dhe ka zhvilluar politika që vetëm me të majtën nuk kanë asnjë pikë lidhje. Për të kompensuar këtë rënie të pozitës elektorale të PS, përdoren këto lojëra politike. Edhe teoria që përmes marrjes së PDIU në koalicion të bëhej për të ndihmuar çështjen çame nuk është e vërtetë, unë mendoj se PDIU kur është në pusthet ka mundësi të ndikojë më shumë për çështjen çame, normalisht, por tani unë flas këtu për anën e shumicës. Nuk flas për PDIU, nuk kam asnjë paragjykim”,- tha Kokëdhima. (M.D/ Shuplaka

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne