Flet për herë të parë Nikolla Gruevski: Si arrita të arratisem nga Maqedonia

Në një intervistë të parë për media të huaja që pas përfitimit të azilit politik në Hungari, ish-kryeministri maqedonas Gruevski u shpreh se tashmë është një njeri i lirë, ndërsa Maqedoninë e Veriut e presin problem serioze në të ardhmen.

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, në një nga intervistat e tij të para për televizionin serb Pink TV, theksi se Serbia nuk ka të bëjë fare me vendimet e tij për të kërkuar azil në Hungari. Më tej, Gruevski sqaroi për herë të parë se si si kishte mbërritur në Budapest nga Tirana përmes Malit të Zi dhe Serbisë.

Ai konfirmoi se transporti i tij u mundësua nga pala hungareze. Gruevski tha se pasi mbërriti fillimisht kërkoi azil politik për shkak të problemeve politike. Pas një periudhe të caktuar u pranua në ambasadë, ku e njoftuan se do i siguronin një transport deri te kufiri hungarez, ku autoritetet hungareze të imigracionit do vendosnin nëse do i jepnin azil apo jo. Gruevski shtoi se kishte arritur të merrte azil politik për shkak të problemeve politike në vendin e tij.

Ai tha se ka një letërnjoftim për të huajt dhe pasaportat që marrin azilkërkuesit duke theksuar se ishte një njeri i lirë në Hungari. Duke folur për situatën politike aktuale në Maqedoninë e Veriut, ai tha se vendi do të përballet me një “problem serioz politik” në të ardhmen, duke pasur parasysh votimin për ndryshimin e Kushtetutës në Parlament.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne