Flet Rama: Kush vendosi për dorëheqjen e Saimir Tahirit

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka qenë në dijeni më herët për dorëheqjen e Saimir Tahirit. Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion”, Rama thotë se nuk ka pasur dijeni për vendimin e ish-ministrit ndërsa tenton të bindë se nuk i ka bërë asnjë kërkesë Tahirit për të bërë një akt të tillë.

Pjesë nga intervista

Si e komentoni aktin e Tahirit

“Një akt dinjitoz. Në kujtesën time i pari i këtij lloji në historinë e tij. I respektueshëm”.

Akuzat e Tahirit?

“Nuk gjykoj asgjë nga ato që thuhen. Ky është një rast që është përcaktuar qartë që këtu e 6 muaj më parë se është një çështje mes tij dhe prokurorisë”.

A ia ka kërkuar Rama dorëheqjen Tahirit?

“Është humbje kohe të merremi me llafet e kazanit politik dhe mediatik. Akti flet vetë për atë që është.

A e dinte Rama?

“Nuk kam pasur dijeni dhe nuk kam pse të kisha dijeni. Prej 6 muajsh ai nuk është pjesë e grupit parlamentar të PS-së dhe nuk ka asnjë rol në Partinë Socialiste”.

A është penduar Rama që nuk lejoi arrestimin e Tahirit 6 muaj më parë?

“Do të veproja njëlloj për kërkesën për arrestim. Ua them sërish se do ta jepnim lejen për arrestim nëse do të kishte një provë të vetme. Lejuam hetimin e plotë, por kërkesa për arrestim ishte ekstreme”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne