Florian Marku nuk njeh rivalë. Kickboksieri shqiptar ka arritur sonte një tjetër fitore të madhe në Linc të Austrisë. Djaloshi shqiptar arriti të triumfojë përballë rivalit boshnjak, Dzevad Muftic. Marku e mposhti me nokaut në raundin e dytë. Boshnjaku u dorëzua pasi ishte larë në gjak nga grushtet e boksierit shqiptar.
