Fluks lëvizjesh në Morinë, mjekët apel: Katër mjekë e kanë të pamundur të kontrollojnë udhëtarët

Katër mjekë e kanë të pamundur të kontrollojnë udhëtarët që hyjnë e dalin çdo ditë në pikën kufitare të Morinit.

Shqetësimi vjen nga mjekët kosovare, të cilët kontrollojnë çdo shtetas që hyn e del në këtë doganë për Covid 19.

“Ne kemi ekip mjekësor që monitoron në 24 orë hyrje daljet nga Kosova sidomos rastet që vijnë por më besoni që është e pamundur teknikisht që të depistohet rastet kur ty brenda një periudhe të shkurtër të kalojnë gjashtë mijë persona. Katar mjekë e kanë të pamundur të kontrollojnë udhëtarët”, është shprehur mjeku.

Drejtor Rajonal i Shëndetit Publik ne Prizren, Fadil Kryeziu i bën apel ministrisë së shëndetësisë së dy vendeve për të rritur numrin e mjekëve në pikat e kalimit kufitar.

“Për këtë arsye do të ishte më mirë që të merren masa të tjera shtrënguese pse jo deri te heqja e ekipit mjekësor por të ndiqen nga rasti në rast”, ka thënë Kryeziu.

Apeli i Kryziut vjen në një kohë kur Kosova shënon numrin të lartë të viktimave dhe të prekurve me Covid.

Ministria e Kosovës raportoi mesditën e së shtunë se numri i viktimave në kosovë ka arritur në 236, ndërsa të prekur 8554.

Që prej muajit korrik mijëra kosovarë kanë zgjedhur bregdetin shqiptarët, kryesisht fundjavën për të pushuar duke përbërë një rrezik të shtuar për përhapjen e koronavirusit./Abc News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne