Fluks në doganën e Morinës, shqiptarët e Kosovës dynden drejt bregdetit

Mëngjesi i kësaj të shtune shënoi një tjetër rekord fluksi të kalimeve në Morinë.

Më shumë se 15 mijë qytetarë me automjete personale dhe autobusë, kaluan kufirin drejt bregdetit vetëm brenda dy orësh.

Qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë këtë fundjavë për të mbyllur sezonin e pushimeve, pasi të hënën nis procesi mësimor.

Vargu i mjeteve ishte deri në thellësi të territorit të Kosovës, ndërsa policia po punon me gjashtë sportele me kapacitet maksimal./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne