Fluturime direkte Tiranë-Tel Aviv, Rama: Forcim i marrëdhënieve mes dy vende! – Shqipëria i është premtuar izraelitëve që largohen nga lufta, meqë nga shqiptarët është boshatisur

Kryeministri Edi Rama njofton se tashmë do të ketë fluturime direkte nga Shqipëria për në Izrael. Kryeministri nuk sqaron se cfarë interesi ka për shqiptarët apo cfarë nevoje zgjidh, për cfarë arsyeje u mor ky vendim ndërkohë që ky shtet është në gjendje lufte të shpallur, ka një kryeministër të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale – ICC, dhe të gjithë shtetet e botës i kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre ta lënë këtë shtet për arsye sigurie, ndërsa Rama iluzionon shqiptarët me marrëdhënie biznesi. Sic del nga postimi i tij, Shqipëria i është premtuar izraelitëve që largohen nga lufta, meqë nga shqiptarët është boshatisur.

Në një postim në rrjetin social X, kreu i qeverisë shprehet se kjo marrëveshje do të forcojë më shumë lidhjet mes Tiranës dhe Tel Avivit, ndërsa shton se do të hapen dyert për shkëmbimet kulturore, dhe më shumë mundësi biznesi. Ndër të tjera kryesocialisti falënderon presidentin e Izraelit, Isaac Herzong, të cilin e quan mikun e tij, ‘për sjelljen me vete në Shqipëri të një grupi të shquar sipërmarrësish izraelitë dhe për fjalët e tij inkurajuese drejtuar komunitetit hebre të biznesit’.

Reagimi i plotë:

Ky është një lajm i mrekullueshëm për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë! Fluturimet direkte jo vetëm që e bëjnë udhëtimin më të përshtatshëm, por gjithashtu hapin dyert për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi. Lidhja historike midis dy kombeve, duke përfshirë rolin heroik të Shqipërisë në strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një themel për një lidhje më të thellë.

Inkurajimi i izraelitëve për të eksploruar peizazhet befasuese, traditat e gjalla dhe ekonominë në rritje të Shqipërisë do të nxisë padyshim miqësi dhe partneritete më të forta. Një e ardhme e përbashkët bashkëpunimi dhe respekti reciprok mund të çojë në mundësi të jashtëzakonshme për të dy vendet. Këtu ka shumë kujtime të paharrueshme dhe një miqësi të lulëzuar.

Mirënjohës ndaj një njeriu të jashtëzakonshëm, një udhëheqësi frymëzues dhe mikut tim të dashur Isaac Herzog për sjelljen me vete në Shqipëri të një grupi të shquar sipërmarrësish izraelitë dhe për fjalët e tij inkurajuese drejtuar komunitetit hebre të biznesit, duke i nxitur ata ta shohin Shqipërinë si një vend vëllazëror të mundësive.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne