Fluturimi: Zapata kalon dhe La Manche-n (video)

Praktikuesi i sporteve ekstremeve, Franky Zapata arriti të kalojë Kanalin La Manche që ndan veriun e Francës nga Mbretëria e Bashkuar, duke fluturuar me “Flyboard”.

Francezi, i njohur si “njeriu fluturues”, u nis nga qyteti Sangatte të dielën në mëngjes dhe zbarkoi në bregdetin jugor të Anglisë, në Margaret, pas 22 minutash.

Kjo është përpjekja e dytë e 40-vjeçarit për të fluturuar nbi kanalin e njohur detar rreth 35 kilometra të gjerë. Në përpjekjen e parë, ai nuk mundi të ulej mbi platformën e një anijeje nga e cila do furnizohej me karburant dhe ra në det.

Ai u tha gazetarëve se kishte frikë të zbriste në tokë për karburant, por e dinte se ekipi i tij, çfarëdo që të ndodhte, nuk do ta lejonte që të binte në ujë.

Ky aventurier mahniti publikun botëror më 14 korrik, gjatë përkujtimit të Rënies së Bastijës në Francë, kur fluturoi mbi një sfilatë ushtarake. /tesheshi

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=_J-dgIezC0s?feature=oembed]

                                                                       

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne