Shqiperia

FNSH zbarkon në Kavajë, Isa Sakja bën rezistencë: S’e liroj zyrën

Pas Bashkisë Devoll, tensionet po shoqërojnë sot edhe Bashkinë e Kavajës,e  cila është rrethuar nga forcat e policisë dhe FNSH.

Mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar kundër kryebashkiakut të ri, Redjan Krali, që kërkon të marrë detyrën.

Në bashki ka mbërritur edhe ish-kryebashkiaku Isa Sakja, i cili ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën.

“Sot do të jem në zyrë. Nuk e liroj zyrën, është një ditë normale pune. Kemi një dekret presidenti në fuqi, është e pamundur që populli dhe demokratët e Kavajës të tolerojë qeverinë të emërojnë në detyrë njerëz të pazgjedhur. Këtu kanë votuar vetëm 5% e votuesve, se imagjinoj dot që një qytet të qeveriset nga 5% e votuesve”, është shprehur Sakja./(BalkanWeb)

OPINIONE