Fondacioni turk, IHH pranë popullit në Maqedoni edhe gjatë ramazanit

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) ka ndarë pako ushqimore në Maqedoni me sloganin “Në Ramazan jemi në Ballkan”.

Në një deklaratë nga IHH thuhet se anëtari i Bordit të IHH-së nga qyteti Sakarya, Hakan Saglam dhe delegacioni shoqërues ka filluar me ndarjen e pakove ushqimore në Shkup dhe pjesën lindore të Maqedonisë.

Përveç shpërndarjes së pakove ushqimore, IHH realizon edhe aktivitete për organizimin e iftareve dhe shpërndarjen e rrobave për fëmijë për Bajram.

Kryetari i IHH-së në Sakarya, Sebahattin Aydın tha se IHH së bashku me shoqatat partnere do të realizojë shpërndarjen e pakove ushqimore për 1.000 familje në Shkup dhe në pjesën lindore të Maqedonisë.

Ai tha se do të shpërndajnë ndihma për personat në nevojë në 95 shtete të botës.

Aydın theksoi gjithashtu se do të shpërndahen 300 mijë pako me ndihma brenda Turqisë dhe jashtë shtetit.

“Në ndihma përfshihen ushqimi, materiale për pastrim, rroba, çokollata për fëmijë, lodra dhe rroba për Bajram”, thotë ai. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne