Sociale

Fondi i Rindërtimit/ Qeveria merr vendimin: 4 miliardë e 852 milionë lekë financim për rikontruksionin e banesave individuale apo pallateve të dëmtuara

Qeveria me anë të një VKM-je ka akorduar 4 miliardë e 852 milionë e 410 mijë e 743 lekë nga Fondi i Rindërtimit për të financuar banesat apo pallatet të cilat nga tërmeti i 26 nëntorit u dëmtuan rëndë apo lehtë, por që nuk duan rindërtim.

Kjo shumë u shkon vetëm atyre që kanë përfituar grantet e rikonstruksionit dhe do të ndahet mes Bashkive të Durrësit, Tiranës, Lezhës, Krujës dhe Kavajës.

Në fakt është Bashkia e Durrësit që do të marrë shumicën e këtij financimi, që parashikohet sipas VKM-së 3 miliardë e 220 milionë e 790 mijë e 743 lekë.

Tirana do të marrë 703 milionë e 220 mijë, Lezha 249 milionë e 450 mijë, Kruja 660 milionë 700 mijë kurse Kavaja 18 milionë 250 mijë.

 

VENDIMI NGA KËSHILLI I MINISTRAVE

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 08 Korrik 2020:

V E N D I M PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, MIRATUAR NË BUXHETIN E VITIT 2020, PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT OSE TË RIPARIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE, TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) SI DHE MJEDISEVE NË BASHKËPRONËSI OSE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË DURRËS, TIRANË, LEZHË, KRUJË DHE KAVAJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 4 852 410 743 (katër miliardë e tetëqind e pesëdhjetë e dy milionë e katërqind e dhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekë, për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.
  2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e shtetit për vitin 2020, sipas detajimit të mëposhtëm:
  3. a) Bashkisë Durrës i transferohet fondi prej 3 220 790 743 (tre miliardë e dyqind e njëzet milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekësh për:
  4. financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, në masën 2 140 100 000 (dy miliardë e njëqind e dyzet milionë e njëqind mijë) lekë;
    ii. financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në masën 1 080 690 743 (një miliard e tetëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekë.
  5. b) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi prej 703 220 000 (shtatëqind e tre milionë e dyqind e njëzet mijë) lekësh për:
  6. financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, në masën 559 370 000 (pesëqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e treqind e shtatëdhjetë mijë) lekë;
    ii. financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në masën 143 850 000 (njëqind e dyzet e tre milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
  7. c) Bashkisë Lezhë i transferohet fondi prej 249 450 000 (dyqind e dyzet e nëntë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

ç) Bashkisë Krujë i transferohet fondi prej 660 700 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

  1. d) Bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 18 250 000 (tetëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë) lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.
  2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

OPINIONE

INTERVISTA