‘Forca e Ligjit’, 10 të arrestuar në Tiranë për shpërndarje droge. Kush ishte drejtuesi i grupit dhe zonat ku vepronin

Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’ Policia e Tiranës, njoftoi se ka arrestuar 10 persona të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Policia njoftoi se të arrestuarit janë:

– Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);

– Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë;

– Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);

– Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

– Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit:

– Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë;

– Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë;

– Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”);

– Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë;

– Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).

Sipas policisë, këta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale përzierës për lëndën narkotike, doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, telefona celular, automjete dhe një sasi lekësh dhe eurosh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne