Forca të shumta policore sonte kanë rrethuar Kuvendin e Maqedonisë. Këto ditë situata është e qëndrueshme dhe e qetë, por megjithatë vërehet prania e shtuar e forcave policore. Në Parlament me autobusë janë sjellë polic shtesë, transmeton Gazeta Express.
Rreth ndërtesës janë vendosur barrikadat metalike dhe rrugët janë të mbyllura për trafikun.
Nga MPB thonë se për shkak të gjendjes së mëparshme të sigurisë SPB e Shkupit do të marrë masa shtesë dhe aktivitet për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve, objektet dhe sigurimin për një situatë të qëndrueshme dhe të favorshme të sigurisë.