Forcat Ajrore izraelite sulmojnë Sirinë me raketa

Forcat ajrore të Izraelit kanë sulmuar një pozicion ushtarak sirian me një sulm ajror, pas një predhe të nisur drejt Izraelit në lartësitë e Golanit, njoftuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Njoftimi i sulmit izraelit erdhi vetëm 45 minuta pasi IDF tha se një “predhë e zjarrtë nga luftimet e brendshme në Siri” kishte goditur një zonë të hapur në lartësitë e Golanit, dhe se asnjë dëmtim nuk ishte raportuar.

Sulmi vjen vetëm dy ditë pasi IDF në mënyrë të ngjashme ka goditur pozicionet e Ushtrisë Siriane, pasi një predhë goditi gjithashtu një zonë në Golanet Veriore.

Gjysmë ore pas lëshimit të raketave, IDF njoftoi se kishte “vënë në shënjestër pozicionin ushtarak sirian që gjuajti mortajën”.

Të shtunën, aeroplanët izraelitë goditën dy tanke siriane në përgjigje të “mbi 10 predhave”, të cilat kishin rënë në lartësitë e Golanit. Megjithatë, qeveria siriane tha se IDF goditi një parking dhe një ndërtesë banimi, duke shkaktuar viktima civile.

Vetëm një ditë më vonë, të dielën, IDF goditi dy hedhësa të artilerive dhe një kamion me municion në anën siriane të kufirit, pasi “disa predha siriane” ranë në territorin e Izraelit pa shkaktuar viktima.

Duke iu përgjigjur sulmit të së mërkurës nga Izraeli, drejtori i institutit Gnosos të bazuar në Mbretërinë e Bashkuar, Ammar Waqqaf, tha për RT se ai e konsideroi përgjigjen e IDF-së si “të pajustifikuar”.

“[IDF] e përshkruan zjarrin që vjen në lartësitë e Golanit si ofendues. Nuk është ofendues. Ata mund të kishin qenë edhe komandantë rebelë besnikë ndaj Izraelit që ndoshta kanë lëshuar disa predha në lartësitë e Golanit,” tha Waqqaf. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne