Bota

Forcat Ajrore të Pakistanit urdhërohen: “Të rrëzohen dronët amerikanë!”

NELLIS AIR FORCE BASE, Nev. -- Maintenance officers from the Pakistan Air Force oversee an early morning launch of their F-16s during Red Flag 10-4 at Nellis on July 26, 2010. The U.S. Air Force is hosting approximately 100 Pakistan Air Force pilots and support personnel at the world's premier large force employment and integration exercise July 17-31 at Nellis Air Force Base, Nev. This is the PAFÕs first time participating in the Red Flag exercise. (U.S. Air Force photo/Lawrence Crespo)

Komandanti i Forcave Ajrore të Pakistanit (PAF) rapotohet se ka urdhëruar që të goditen të gjithë dronët që shkelin sovranitetin e vendit, duke përfshirë edhe ata amerikanë.

Marshalli Sohail Aman i Forcave Ajrore rikujtoi gjithashtu edhe një incident historik të shkeljes se besimit mbi një seri avionësh amerikanë F-16 të porositur dhe të paguar nga Pakistani, por që kurrë nuk u dorëzuan në Pakistan. Goditja kundër Amerikës, një aleati kyç, erdhi të enjten gjatë një fjalimi të mbajtur nga Aman në një ceremoni të studentëve të aviacionit të mbledhur në Islamabad. Zyrtari i lartë ushtarak vlerësoi aftësinë ajrore të Pakistanit, duke thënë se forcat e tyre janë të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

“Ne bëmë një gabim në rastin e Osama bin Ladenit, por tani sovraniteti i vendit do të mbrohet me çdo kusht”, tha ai për audiencën në ekspozitën e AirTech 17 në Universitetin e Aviacionit. Aman ishte duke iu referuar mësymjes së komandove amerikanë të udhëhequr nga CIA në majin e vitit 2011, në të cilen u përfshinë helikopterët Black Hawk nga Jalalabadi, Afganistan për në Abbottabad të Pakistanit. Pakistani nuk ishte informuar paraprakisht për vrasjen e planifikuar, gjë që shkaktoi zemërim në vend.

“Ne nuk do të lejojmë që dikush të shkelë hapësirën ajrore”, ka thënë Aman, citon The Times of India, duke shtuar se ai ka urdhëruar Forcat Ajrore të Pakistanit të “rrëzojnë dronët, përfshirë edhe ata të SHBA-së, nëse hyjnë dhe shkelin sovranitetin e vendit, integritetin territorial të hapësirës ajrore të Pakistanit”.

SHBA ka nisur shpesh herë dronë me raketa mbi Pakistan për të kryer sulme ajrore mbi militantët e dyshuar në zonat fisnore në kufirin me Afganistanin. Kjo praktikë ka shkaktuar zemërim në mesin e pakistanezëve për shkak të numrit të madh të vdekjeve të civilëve.

“Në të kaluarën, dronët kanë sulmuar objektiva brenda në Pakistan, ndoshta me një miratim jo fort të pëlqyer nga qeveria e Pakistanit, por gjatë viteve të fundit qeveria e Pakistanit nuk ka dhënë më ndonjë miratim të tillë,” tha për RT Talat Masood, gjenerali në pension me tre yje i ushtrisë pakistaneze.

Masood shpjegoi se Pakistani është i detyruar të mbrojë sovranitetin në mënyrë që të shmangë një skenar të Pranverës Arabe që u dëshmua gjatë viteve në gjithë Lindjen e Mesme.

“Në të vërtetë, për momentin disa shkrime në shtypin e Nju Jorkut dhe Uashingtonit po parashikojnë se nëse Pakistani nuk shkon në linjën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndoshta një situatë e ngjashme si ajo e Sirisë mundet që ti ndodhë. Kjo ka shtuar zemërimin në Pakistan, sepse Pakistani nuk mund të lejojë që territori i tij të përdoret nga të tjerët për të projektuar levizje në emër të demokracisë, të cilat mund të destabilizojnë vendin”, tha ai.

Aman vlerësoi inxhinierët dhe shkencëtarët e aviacionit të Pakistanit, duke thënë se mjeshtëria dhe superioriteti i tyre do të thotë se vendi nuk ka nevojë të varet nga furnizuesit e huaj për avionë ushtarakë. Ai kujtoi çështjen e anulimit të dorëzimit të avionëve luftarakë F-16 të bëra nga SHBA, për të cilët Pakistani pagoi një shumë prej miliona dollarësh.

Historia e trazuar e marrëdhënieve mes Islamabadit dhe Uashingtonit tregon se në vitet 80 SHBA kishte nevojë për ndihmën pakistaneze për të minuar prezencën e trupave sovjetike në Afganistan, duke derdhur miliarda dollarë kesh dhe ndihma ushtarake për “xhihadin anti-sovjetik”.

Megjithatë kjo ishte në kundërshtim me synimet amerikane, pasi Pakistani po punonte në mënyrë aktive në prodhimin e një arme bërthamore për të luftuar aftësinë bërthamore të fituar rishtazi nga India. Ligji amerikan ndalon ofrimin e ndihmave për vendet që zhvillojnë në masë potencialin bërthamor, kështu që me qëllim për ta mbajtur Pakistanin në anën e mirë, u gjet një zgjidhje ne vitin 1985, amendamenti i Presslerit.

I quajtur sipas senatorit amerikan Larry Pressler, legjislacioni i mundësoi presidentit amerikan të vërtetonte në Kongres se Pakistani nuk po zhvillonte armë bërthamore dhe kështu ai u kualifikua për ndihmën amerikane. Administratat e Ronald Reaganit dhe George H.W. Bushit e bënë këtë për pesë vjet, pavarësisht të kundërtës që raportonte shërbimi sekret.

Por në vitin 1990, trupat e Bashkimit Sovjetik nuk ishin më në Afganistan dhe vlera e Pakistanit ra në Washington. Sanksionet për mospërhapjen e armëve berthamore hynë në fuqi, duke ndalur edhe marrëveshjen e 28 avionëve F-16 për Forcat Ajrore të Pakistanit (PAF). Pakistani jo vetëm që nuk i mori avionët, për të cilët pagoi tek Lockheed Martin 650 milionë dollarë, por gjithashtu u godit me një tarifë prej 50,000 dollaresh në muaj per ruajtjen e tyre. Për ironi pagesat vjetore për kontraktorin e mbrojtjes amerikane të avionëve vazhduan deri në vitin 1993, kur zyrtarët e Pentagonit u thanë pakistanezëve se avionët përfundimisht do të dorëzoheshin.
Avionët F-16 si përfundim shkuan në Zelandën e Re, ndërsa Pakistani dhe SHBA e zgjidhën mosmarrëveshjen nën presidencën e Bill Klintonit, megjithëse përmes një kompensimi të pjesshëm. Në Pakistan, historia është perceptuar nga shumë njerëz si një poshtërim kombëtar dhe një shembull që tregon se amerikanët nuk mund të besohen. Duke mos marrë avionët luftarakë amerikanë, Islamabadi gjeti mbështetje tek Kina duke zëvendësuar, zhvilluar dhe prodhuar bashkërisht me Kinën modelet e avionëve luftarakë CAC / PAC JF-17 Thunder, të cilët tani po prodhohen në të dy vendet që nga mesi i viteve 2000.

Marshalli Aman vlerësoi avionet pakistanezë JF-17 si tregues për aftësitë teknologjike të Pakistanit. Ai tha se avionët janë më superiorë se avionët amerikanë F-16 “në të gjitha drejtimet”. Ai shtoi se Forcat Ajrore të Pakistanit (PAF) së shpejti do të prodhojnë avionët luftarakë të gjeneratës së pestë nën Projektin Azm dhe njoftoi mbi zhvillimet për një program hapësinor kombëtar dhe për nje program eksplorimi të hapësirës bashkërisht me Kinën.

Fjalimi anti-amerikan i komandantit të lartë ushtarak të Pakistanit vjen në mesin e një periudhe marrëdhëniesh të tensionuara mes Islamabadit dhe Uashingtonit. Presidenti Donald Trump kritikoi ashpër Pakistanin në muajin gusht, ndërsa ai po njoftonte strategjinë e re të administratës së tij për Afganistanin. Akuzat ushqyen ndjesinë pakistaneze se tek Uashingtoni nuk mund të mbështetesh më./rt/Gazeta Impakt