Forcat ajrore turke rrëzuan një dron të paidentifikuar që bëri shkeljen e hapësirës ajrore turke

Në operacionet antiterror të mbështetura nga ajri që njësitë speciale të xhandarmerisë kryen në zonën rurale të Pervari-t në Siirt u neutralizuan 5 terroristë, ndërsa në operacionet e kryera në Mardin u neutralizua një terrorist i PKK-së.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme si rezultat i hetimeve të inteligjencës që Komanda e Forcave Speciale të Xhandarmerisë zhvilloi në zonën rurale të nënprefekturës Pervari, njësitë speciale të xhandarmerisë kryen operacione antiterror të mbështetura nga ajri.

Bëhet e ditur se në këto operacione janë neutralizuar 5 terroristë të PKK-së.

Nga ana tjetër në operacionet e kryera në Mardin u neutralizua një terroristë.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme ekipet e njësive speciale të Drejtorisë së Policisë dhe ekipet e departamentit të luftës kundër terrorit kryen operacione në nënprefekturën Artuklu të Mardinit.

Gjatë këtij operacioni u neutralizua terroristi Firat Simdi me pseudonimin “Roger”.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se dy avionë luftarakë turq F-16 kanë rrëzuar një dron të paidentifikuar, i cili 6 herë bëri shkeljen e hapësirës ajrore turke në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe në perëndim të Kilisit.

“Si rezultat i koordinimeve të bëra identitet i dronit nuk arriti të përcaktohet, ndërsa është rrëzuar në orën 13.24 nga dy avionë F-16 të nisur nga baza ajrore në Inxhirlik. Mbetjet e dronit në fjalë janë gjetur nga njësitë e xhandarmerisë në Kilis në zonën mes bazës Çildiroba dhe Qendrës së Përkohshme të Strehimit Besiriye”, u tha në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne