Forcat detare ndalojnë gomonen me 55 emigrantë

Forcat detare të Shqipërisë kanë ndaluar një gomone me 55 emigrantë në bordin e saj, e cila i ishte drejtuar brigjeve greke.

Mësohet se brenda gomones kanë qenë 55 emigrantë, mes të cilëve 19 burra, 20 gra dhe 16 fëmijë.

Gomonia raportohet të jetë ndalur në brigjet e detit Egje, ku pas ndalimit të saj, forcat detare shqiptare kanë njoftuar Rojën bregdetare turke dhe atë greke.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne