Forcat Detare shpëtojnë 53 sirianë, ministrja reagon si tifoze

Ministrja Olta Xhaxhka me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka  njoftuar se ekuipazhi i anijes “Oriku” e cila është pjesë e Forcës Detare kanë shpëtuar 53  emigrantë sirianë.

“Kemi të gjitha arsyet për tu ndjerë krenarë për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në uniformë të Republikës së Shqipërisë”-shkruan ministrja e Mbrojtjes

Statusi i ministres Xhaxhka:

Sepse Forcat e Armatosura janë më të mirat!

Ekuipazhi i anijes “Oriku”, pjesë e Forcës Detare, me mision në detin Egje gjatë patrullimi, pak orë më parë i ka shpëtuar jetën 53 emigrantëve nga Siria. 18 fëmijë, 12 gra dhe 23 burra janë tani shëndoshë e mirë falë kontributit të djemve dhe vajzave tona në Egje. Në 18 muajt e përfaqësimit të Shqipërisë në operacionin e NATO-s në detin Egje, “Sea Guardian”, ekuipazhi shqiptar ka shpëtuar 600 emigrantë.

Kemi të gjitha arsyet për tu ndjerë krenarë për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në uniformë të Republikës së Shqipërisë! Kam kënaqësinë të ndaj me ju këto foto nga operacioni i shpëtimit sot dhe të ekuipazhit ditën e nisjes për në mision!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne