Forcat e Armatosura ecin tre orë në këmbë dhe shpëtojnë gruan e bllokuar nga bora

Janë dashur 3 orë ecje në këmbë për Forcat a Armatosura, që më në fund të shpëtonin një nën 38-vjeçare e cila ishte e sëmurë në gjendje të rëndë dhe e bllokuar në shtëpinë e saj në fshatin Tejdrinë të Kukësit.

Ministrisë së Mbrojtjes njofton se FA arritën të transportojnë Trëndafile Miçin, nënë e dy fëmijëve, e cila paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë, dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit dhe një mjet i rëndë, u nisën drejt fshatit Tejdrinë.

Për shkak të trashësisë së borës, ushtarakëve iu desh të ecnin edhe për rreth 1 orë e gjysmë në këmbë deri në shtëpinë e të sëmurës. Pas marrjes së 38-vjeçares, efektivët e transportuan me barelë deri te mjeti i rëndë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, nën kujdesin e mjekëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne