Forcat e koalicionit agresor saudit 99 herë shkelin armëpushimin në një ditë në Jemen

Forcat e koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë 24 orëve të kaluara 99 herë kanë shkelur armëpushimin e arritur me marrëveshjen e qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit.

Faqja informative e lëvizjes Ansarullah të Jemenit të shtunën duke cituar burime nga dhoma operative dhe koordinuese për mbikëqyrjen e zbatimit të armëpushimit në provincën Al-Hudejdah të Jemenit, ka shkruar se forcat e koalicionit agresor të Arabisë Saudite me sulme raketore dhe me predha ndaj qyteteve Al-Derejhami, Al-Salif, His dhe ishullin Kamran, kanë shkelur armëpushimin e shpallur në këto rajone.

Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, gjithashtu në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit nga orët e para të së premtes deri në mesditë kanë neutralizuar gjashtë tentime të forcave agresore për të avancuar në provincën Al-Bejda në qendër të Jemenit, në Meareb në verilindje dhe Taiz në jugperëndim të Jemenit.

Ai ka theksuar se forcat jemenase kanë neutralizuar çdo lloj përpjekje të armikut për të avancuar dhe i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave agresore duke vrarë dhe plagosur me dhjetëra prej tyre.

Sulmet e forcave të agresionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit po vazhdojnë në kohën kur Turki Al-Maleki, zëdhënësi i koalicionit agresor saudit, të enjten ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Jemen dhe ka thënë se ky armëpushim do të vazhdojë për dy javë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne