Forcat e rezistencës palestineze sulmojnë me raketa Tel Avivin

Mediat ndërkombëtare kanë njoftuar për sulmin raketor të forcave të rezistencës së Palestinës një zonë në veri të Tel Avivit dhe plagosjen e 7 sionistëve.

Agjencia e lajmeve Associated Pres njoftoi se pas lëshimit të alarmeve për sulme raketore, është dëgjuar një shpërthim në rajonin Hasharun në veri të Tel Avivit dhe ushtria e regjimit sionist ka deklaruar se një raketë është lëshuar nga Rripi i Gazës.

Agjencia e lajmeve Sputnik gjithashtu ka njoftuar se alarmi që u lëshua në zonat veriore të Tel Avivit, pas disa minutave është shoqëruar me shpërthimin e një rakete e cila goditi një zonë.

Kanali televiziv Al-Hadath gjithashtu ka raportuar se sistemi anti-raketor i ashtuquajtur “Kupola e Hekurt” e Izraelit, nuk ka arritur ta ndalojë një raketë të hedhur nga Rripi i Gazës.

Burimet informative kanë njoftuar se si pasojë e këtij sulmi janë plagosur të paktën 7 sionistë në veri të Tel Avivit.

Sulmi raketor nga forcat e Rezistencës Palestineze drejt Tel Avivit është kryer në rrethana kur gjatë ditëve të fundit avionët luftarakë të regjimit sionist disa herë kanë bombarduar Rripin e Gazës dhe kanë vrarë e plagosur disa palestinezë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne