Forcat izraelite arrestojnë 12 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 12 palestinezë në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas një njoftimi nga Shoqëria e të Burgosurve Palestinezë, forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone në Bregun Perëndimor, me pretendime për përfshirje në “në aktivitete terroriste”.

Palestinezët e arrestuar janë dërguar në qendrën e arrestit në rajon, thuhet në deklaratë.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen mbi 5.000 palestinezë, përfshirë 220 fëmijë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne