Forcat izraelite kanë arrestuar 16 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria izraelite bëhet e ditur se në operacionet e zhvilluara gjatë natës në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor me pretendim “për përfshirje në veprime terrori” u arrestuan 16 palestinezë.
Forcat izraelite pothuajse çdo ditë bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, që mbahet i pushtuar nga Izraeli, dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Sipas burimeve zyrtare palestineze në burgjet e Izraelit gjenden 6 mijë e 500 palestinezë të burgosur, nga këta 62 janë femra, 450 të parandaluar për çështje administrative, 12 deputetë dhe 300 fëmijë.
Izraeli me zbatimin të cilin e ka quajtur “paraburgim administrativ” mund të mbajnë në paraburgim palestinezët nga 1 deri në 6 muaj duke u bazuar në shërbimin informativ.
Nëse gjykata ushtarake merr vendim se i paraburgosuri “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit” edhe pse personi në fjalë nuk ka kryer krim, mund ta zgjasë afatin e paraburgimit deri në 5 vjet./ trt