Forcat izraelite arrestojnë 17 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 17 palestinezë në rajonet e ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Sipas njoftimit nga Shoqëria e të Burgosurve Palestinezë, forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone Bregun Perëndimor.

Në bastisjet janë arrestuar 17 palestinezë me pretendime të ndryshme, përfshirë edhe koordinatorin e lëvizjes “Bojkotim, Izolim, Sanksione” (BDS), i njohur edhe si “Iniciativa për Bojkot të Izraelit për Palestinën”, Mahmoud Nawajaa.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne