Forcat izraelite arrestojnë 26 palestinezë

Forcat izraelite kanë arrestuar 26 palestinezë në bastisjet që kanë ndërmarrë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se palestinezët janë arrestuar me akuzën e “përfshirjes në aktivitete terroriste”, pa dhënë detaje mbi natyrën e këtyre aktiviteteve.

Sipas njoftimit, palestinezët e arrestuar janë dërguar në burgun e rajonit për t’u marrë në pyetje.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të mëdha të arrestimit në Bregun Perëndimor të okupuar me pretekste të ndryshme.

Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në burgjet e Izraelit, duke përfshirë qindra gra dhe qindra të mitur.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne