Bota

Forcat izraelite arrestojnë 27 palestinezë

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 27 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Në një deklarate të publikuar nga Ushtria e Izraelit theksohet se në operacionet e kryera natën në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor me pretendimin se “janë përfshirë në akte terroriste” janë arrestuar 27 palestinezë.

Forcat izraelite të cilët shpeshherë kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor nën pushtim arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë palestinezë nga të cilët 300 prej tyre janë fëmijë./ AA

OPINIONE

INTERVISTA