Forcat izraelite arrestojnë 58 palestinezë

Forcat izraelite në Kudsin Lindor të pushtuar dhe në Bregun Perëndimor arrestuan 58 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat palestineze raportojnë se në bastisjet e kryera gjatë natës forcat izraelite kanë arrestuar 58 palestinezë, nën pretekstin për pjesëmarrje në aktivitete terroriste.

Palestinezët u morën në hetuesi.

Forcat izraelite shpesh futen në shtëpitë e palestinezëve duke i arrestuar ata me akuza nga më të ndryshmet.

Të dhënat zyrtare nga pala palestineze tregojnë se në burgjet e Izraelit janë rreth 5.700 palestinezë, përfshirë 230 të mitur dhe 500 persona në arrest administrativ./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne