Bota

Forcat izraelite arrestojnë dhe torturojnë të riun palestinez me sindromën Down

Një i ri palestinez me sindromën Down u arrestua dhe u torturua nga ushtarët izraelitë në qytetin e pushtuar të al-Khalilit në Bregun Perëndimor.

Djali me aftësi të kufizuara u la me një dorë të thyer pasi u sulmua keq nga ushtarët izraelitë gjatë ndalimit.

Kjo shënon rastin e dytë që forcat izraelite sulmojnë një palestinez me sindromën Down pasi një incident i ngjashëm ndodhi gjatë protestave kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në dhjetor të vitit të kaluar.

Në qytetin e pushtuar të Al-Khalilit në Bregun Perëndimor, forcat izraelite pasi e ndaluan ndaluan filluan që ta gadasin Muhammed al-Taweelin, i cili gjithashtu vuan nga sindroma Down.

Trajtimi çnjerëzor i civilëve palestinezë në duart e ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor të okupuar vjen në një kohë kur Izraeli po i shton sulmet kundër protestuesve paqësorë pranë Kufirit të Gazës në kontekstin e demonstratave të “Marshit të Madh të Kthimit” që kryhet kundër pushtimit izraelit dhe shtypjes.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, katër palestinezë u vranë të premten nga forcat izraelite në dy incidente të ndara pranë zonës neutrale Gazë-Izrael.

Për gati katër muaj, palestinezët në Rripin e Gazës kanë mbajtur demonstrata pothuajse të përditshme pranë zonës neutrale Gazë-Izrael.

Two Palestinians in Gaza Strip killed by Israeli forces

Që nga fillimi i demonstratave më 30 mars, më shumë se 140 protestues palestinezë janë martirizuar dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga armët izraelite të zjarrit.

Protestuesit kërkojnë “të drejtën e kthimit” në shtëpitë dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike, nga e cila u përzunë në vitin 1948 për ti hapur rrugën ngritjes së shtetit të ri të Izraelit.

Ata gjithashtu kërkojnë fundin e bllokadës 11-vjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila e ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar rreth 2 milion banorë të saj nga shumë artikuj bazikë. /yenisafak/Gazeta Impakt

OPINIONE