Bota

Forcat izraelite arrestojnë edhe 30 palestinezë të tjerë

Në një deklaratë të publikuar nga ushtria e Izraelit, theksohet se në bastisjet e kryera gjatë natës në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 30 palestinezë me pretendimin se janë “përfshirë në akte terroriste”.

Gjithashtu është bërë e ditur se 8 nga palestinezët janë nga fshati Kasra në jug të qytetit Nablus.

Forcat izraelite shpeshherë kryejnë bastisje ndaj shtëpive në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor nën pushtim, ku me pretendime të ndryshme arrestojnë palestinezët./ trt

OPINIONE