Forcat izraelite sulmojnë protestuesit palestinezë jashtë kompleksit të Al Aksa

Të paktën 70 palestinezë janë plagosur gjatë përleshjeve me forcat izraelite në Kodsin Lindor.

Përleshjet shpërthyen të martën pasi trupat izraelite gjuajtën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që ishin mbledhur jashtë kompleksit të Xhamisë së Al Aksa në protestë ndaj masave kufizuese të regjimit sionist të imponuar në vendin e shenjtë të myslimanëve. Një nga njerëzit e plagosur nga forcat izraelite ishte Shejh Ikrima Sabri, imam i xhamisë Al Aksa. Më herët gjatë ditës, forcat izraelite sulmuan palestinezët duke vendosur një bllokadë jashtë hyrjes kryesore të kompleksit për të tretën ditë rresht pasi Tel Avivi zbatoi masat e reja që ndalojnë adhuruesit që të bëjnë lutjet e tyre në xhami. Forcat izraelite të dielën rihapën kompleksin, që përfshin xhaminë Al AKsa dhe kupolën e shkëmbit, dy ditë pasi ata e mbyllën pas të shtënave vdekjeprurëse në këtë zonë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne