Forcat izraelite të sigurisë arrestojnë 13 palestinezë

Ushtarët izraelitë në mbarë Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar 13 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite njoftoi se operacionet janë kryer në rajonin e Kefr Harisa, Deyr Kaddisa dhe Tukua. Në aksionin e kryer gjatë mbrëmjes janë arrestuar dhjetë palestinezë për shkak të “pjesëmarrjes në aktivitete terroriste”.

Policia izraelite njoftoi se në kampin e refugjatëve Ayide, në Betlehem janë arrestuar tre të mitur për shkak të “hedhjes së gurëve ndaj forcave izraelite të sigurisë”.

Të miturit janë liruar pasi familjarët kanë pagur nga 700 dollarë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne