Forcat izraelite vranë një fëmijë palestinez në Bregun Perëndimor

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se trupat izraelite kanë vrarë një fëmijë 15 vjeçarë palestinez gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Spitalit Al-Husein në rajonin Beyt Cala të Beytullahim-it, në incidentet midis ushtarëve izraelit dhe palestinezë të zhvilluara në Kampin e Refugjatëve Ed-Dehishe i cili ndodhet në rajonin Beytullahim, ka vdekur një fëmijë 15 vjeçarë palestinezë i cili u qëllua me plumba të vërtetë.

Burimet njoftuan se fëmija palestinezë Erkan Sair Mezher ka humbur jetën nga plumbi me të cilin u godit në gjoks.

Edhe dëshmitarët okular raportuan se forcat izraelite bastisën Kampin e Refugjatëve Ed-Dehishe dhe se për shkak të bastisjes, situata midis ushtarëve izraelit dhe banorëve të qytetit ishte e tensionuar. Ata thanë se ushtarët izrelit përdorën gaz lotsjellës dhe plumba të vërtetë.

Ushtria izraelite konfirmoi se trupat hynë në kamp dhe njoftoi se kanë arrestuar dy persona për ‘veprimtari terroriste’.

Në deklaratën e bërë nga ushtria u tha se: “Kishte kundër reagim të dhunshëm gjatë operacionit. Palestinezët hodhën gurë, kokteje molotovi dhe eksplozivë drejtë ushtarëve izraelit.”

U raportua gjithashtu se ushtarët ndërhyn me plumba të vërtetë.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne