Bota

Forcat jemenase korrën fitore kundër ISIS-it

Pas konfliktit që zgjati disa ditë me ISIS-in dhe organizatat terroriste al Nusra, ushtria jemenase dhe komitetet popullore që i përkasin Ensarallahut, kanë marrë nën kontroll skajet e malit Nufan, mal ky i cili ka rëndësi strategjike dhe gjendet në rajonin al Beyza.

Sipas informacioneve të dhëna nga një agjenci lajmesh në Jemen, pas konfliktit që zgjati disa ditë me ISIS-in dhe organizatat terroriste al Nusra, ushtria jemenase dhe komitetet popullore që i përkasin Ensarullahut, kanë arritur të marrin nën kontroll skajet e malit Nufan, mal ky i cili ka rëndësi strategjike dhe gjendet në rajonin al Beyza. Forcat e Jemenit përsëri morrën nën kontroll shumë pika që i përkasin terroristëve në rajonin al Beyza si dhe dhe vranë një numër të madh të terroristëve në operacionet e zhvilluara.

Ndërsa javën e kaluar, ushtria jemenase dhe komitetet popullore të lidhura me Ensarullahun kanë marrë nën kontroll skajet e maleve me rëndësi strategjike që gjendet në rajonin Al Vaziye në perëndim të Taizit.

Burimi : Rast Haber/ ML

OPINIONE