Forcat jemenase marrin nën kontroll një bazë të rëndësishme dhe strategjike në kufi me Arabinë Saudite

Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë arritur të rimarrin nën kontroll një bazë shumë të rëndësishme dhe strategjike të koalicionit agresor saudit në provincën Al-Xhuf në kufij me Arabinë Saudite.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se operacionet e gjera të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit të premten në mbrëmje kanë filluar me avancimin në drejtim të rajonit Al-Mezarik dhe pas spastrimit të qytetit Al-Hazm, qendër e provincës Al-Xhuf, kanë vendosur kontrollin e plotë të tyre në këtë rajon.

Forcat jemenase pas rimarrjes nën kontroll rajonin Al-Mezarik, kanë vazhduar avancimin në drejtim të kodrinave dhe kampit Al-Benat dhe kanë arritur të marrin në dorë edhe kontrollin në këtë rajon.

Forcat jemenase pas vendosjes së kontrollit të vet mbi kampin Al-Benat, duke zhvilluar operacione në zonën malore Al-Aghsha’ dhe në fshatin Al-Sakhif, kanë vrarë ose plagosur me dhjetëra mercenarë të koalicionit agresor dhe kanë konfiskuar armatimet dhe pajisjet e tyre luftarake./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne