Forcat Pushtuese Izraelite mbyllin Xhaminë e Hz. Ibrahimit

Forcat Pushtuese Izraelite (IOF) të martën mbyllën Xhaminë e Hz.Ibrahimi për besimtaret muslimanë për dy ditë me pretekstin e sigurimit të vendit për kolonët hebrenj gjatë festimeve të tyre në vendin e shenjtë.

Shejh Muhamed Hussein, Myftiu i Madh i Jerusalemit (Al-Kudsit) dhe Palestinës, e ka dënuar me forcë masën izraelite dhe e përshkroi atë si “agresion dhe një krim të tmerrshëm”.

Shejh Muhamed Huseini tha që të gjitha fetë hyjnore ndalojnë çdo shkelje të shenjtërisë së vendeve të tjera të shenjta dhe pohojnë paprekshmërinë e tyre, duke theksuar se Xhamia e Hz. Ibrahimi është një vend i shenjtë islamik që nuk duhet të ndotur nga hebrenjt.

Burimi: The Palestinian Information Center . ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne