Forcat raketore të Kinës mund t’i bëjnë planifikuesit amerikanë të luftës të mendohen dy herë

Aftësitë konvencionale të raketave të Kinës paraqesin një sfidë serioze ndaj dominimit të SHBA-së në rajonin e Paqësorit, vuri në dukje kontribuesi i RIA Novosti Ilya Plekhanov, duke përmendur një raport të vitit 2017 të Qendrës për Sigurinë e Re Amerikane (CNAS). Sipas gazetarit, Uashingtoni nuk ka alternativë tjetër përveçse ta marrë këtë fakt në konsideratë.

Armët jo-bërthamore të Kinës i lejojnë Republikës Popullore të mposhtë mbrojtjen e raketave balistike amerikane dhe aleate në rajonin e Paqësorit, tha Plekhanov.

“Për një kohë të gjatë, besohej … se çdo konfrontim ushtarak midis superfuqive, do të rezultonte menjëherë në shkëmbimin e sulmeve bërthamore, por tani opinioni i ekspertëve ka ndryshuar,” shkruan Plekhanov.

“Sulmet e armëve të fuqishme me preçizion të lartë kundër objekteve ushtarake, nuk janë më inferiore ndaj armëve bërthamore me fuqi të ulët sa i përket fuqisë shkatërruese. Efekti është i njëjtë, prandaj nuk ka arsye për përdorimin e menjëhershëm të armëve bërthamore”, vuri në dukje ai.

Gazetari përmend demonstrimin e kohëve të fundit të raketës së re balistike të Kinës DK-31AG, gjatë një paraditeje kushtuar 90 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA).

Përveç kësaj, sipas vlerësimeve të Pentagonit, Republika Popullore e Kinës zotëron 1,200 raketa me rreze të shkurtër (SRBMs, rreze 300-1000 km), 300 raketa me rreze të mesme (MRBMs, rreze 1,000 deri 3,000 km) dhe 300 raketa lundrimi (GLCMs, rreze +1500 km).

Për më tepër, “sipas raportit të Korporatës RAND, nëse raketat kineze mund të humbisnin një objektiv nga qindra metra në vitet 1990, tani saktësia e tyre [është përmirësuar] në 5-10 metra,” theksoi Plekhanov.

Gazetari vuri në dukje se nëse supozimet e Pentagonit janë të vërteta, kjo do të thotë që Pekini është i aftë t’i nxjerrë forcat amerikane në rajonin e Paqësorit Aziatik jashtë loje.

Nuk ka nevojë të thuhet, analistët dhe ekspertët ushtarakë amerikanë kanë ngritur alarmin mbi aftësitë raketore të Kinës.

“Kërcënimi më i madh ushtarak ndaj interesave vitale të SHBA-së në Azi mund të jetë ai që ka marrë pak më pak vëmendje: aftësia në rritje e forcave raketore të Kinës për të kërcënuar bazat amerikane në rajon”, tha Thomas Shugart, një ish-bashkëpunëtor i lartë ushtarak në CNAS, dhe një oficer nëndetësesh lufte në Marinën e SHBA-së, shkroi.

“Të rritura në përmasa gjatë këtij transformimi, forca raketore kineze tani përbëhen nga rreth 100,000 persona – krahasuar me afërsisht 10 herë më shumë se forca kryesore ushtarake balistike e SHBA-së, Forca Ajrore Amerikane 20”, theksoi analisti ushtarak.

Shugart argumenton se një sulm raketor parandalues i mundshëm i kinezëve “mund të jetë në përputhje me strategjinë e përgjithshme ushtarake të Kinës për ‘mbrojtje aktive’.”

Ai citoi një studim të vitit 2007, i cili pretendonte se doktrina ushtarake kineze e definon sulmin e parë të armikut si “çdo veprimtari ushtarake e kryer nga armiku që synon thyerjen e territorit të Kinës dhe shkeljen e sovranitetit të saj” … ekuivalente kjo me një “goditje të parë strategjike”.

Megjithatë, sipas Plekhanov, mundësia e Kinës që të fillojë një sulm ajror është shumë pak e mundshme.

“Do të duhej përpjekje për të provokuar Kinën që të fillojë sulme me raketa”, vuri në dukje gazetari.

Megjithatë, ndërhyrjet ushtarake aktive të SHBA-së në situatat që përfshijnë Tajvanin dhe ishullin e Senkakut mund të rezultojnë në përshkallëzim serioz ushtarak, paralajmëroi Plekhanov, duke shtuar se në çdo rast “Kina do t’i japë një kundërshtari [potencial] një shans për t’u tërhequr, dhe vetëm pastaj do të përdorë ‘mbrojtjen aktive’.”

Megjithatë, “mundësia reale e sulmeve kundër bazave amerikane po ndryshon rrjedhën e lojës në rajon”, thotë ai.

Gazetari supozon se amerikanët do ta merrnin në konsideratë këtë faktor dhe do të ulnin nivelin e kërkesave për hegjemoni ushtarake dhe politike në Paqësor.

Megjithatë, disa gjaknxehtë në Pentagon vazhdojnë t’i dërgojnë sinjale të përziera Pekinit, duke rrezikuar përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

Admiral Scott Swift, komandanti i Flotës së Paqësorit të Shteteve të Bashkuara, tha të enjten se ai do të niste një sulm ajror bërthamor në Kinë nëse Presidenti Trump do e urdhëronte.

“Përgjigjja do të ishte: Po”, tha Admiral Scott Swift, duke iu përgjigjur një pyetjeje hipotetike në një konferencë të sigurisë në Universitetin Kombëtar Australian, njoftoi ABC News.

Duke komentuar për këtë çështje, Vladimir Kozin, një ekspert ushtarak rus dhe profesor në Akademinë e Shkencave Ushtarake, sugjeroi që kjo deklaratë mund të interpretohej si një përpjekje për të ushtruar presion mbi Pekinin.

“Shtetet e Bashkuara duan të detyrojnë Kinën që të ushtrojë presion mbi Korenë e Veriut mbi programin e saj bërthamor. Përveç kësaj, është një shfaqje tipike e forcës nga ushtria amerikane,” tha Kozin. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne