Forcat speciale amerikane dërgohen në lindje të Jemenit

Pentagoni njoftoi se forcat speciale amerikane po ndihmojnë forcat lokale të presidentit të vetë dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi në operacionet kundër grupit terrorist al-Kaida në Jemen.

Zëdhënësi i Pentagonit Jeff Davies tha se operacioni do të përqendrohet në provincën Shabua, në Jemenin lindor, baza kryesore e al-Kaidës në Jemen. Uashingtoni këtë degë të al-Kaidës e konsideron degën më të rrezikshme të këtij grupi terrorist në rajon. Jeff Davies vazhdoi: “Asistenca jonë për forcat e EBA-së në këtë fushë është një vazhdim i operacionit që Uashingtoni ka filluar që nga janari 2017. Që nga 28 shkurti 2017, janë kryer më shumë se 80 operacione ushtarake në Jemen”.

Pasi Donald Trump mori në dorë udhëheqjen e Shteteve të Bashkuar, sulmet ushtarake amerikane ndaj Jemenit janë intensifikuar. Sulmet e koalicionit të ashtuquajtur “koalicioni arab” nga marsi i vitit 2015, përveçse kanë shkatërruar infrastrukturën e Jemenit, kanë vrarë dhe plagosur me mijëra jemenas ndërkohë që janë bërë shkak për rritjen e aktiviteteve të grupeve terroriste si ISIS dhe al-Kaidës në Jemen./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne