Forcat turke kanë vrarë 270 luftëtarë kurdë

Sipas agjencisë turke të lajmeve Anadoly Agency, e cila luftëtarët kurdë i quan “terroristë”, gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore, janë vrarë 23 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 48 të tjerë janë plagosur.

Forcat turke të sigurisë kanë vrarë 270 pjesëtarë të PKK-së “në operacionet në vend kundër terrorizmit në muajin qershor” sipas të dhënave zyrtare të hartuara nga Anadolu Agency (AA). Gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore, “23 persona nga forcat e sigurisë kanë rënë dëshmorë dhe 48 të tjerë kanë kërkuar trajtim për dëmtimet që kanë marrë gjatë kohës që kryenin detyrën”, shkruan kjo agjenci. Sipas AA, forcat e sigurisë kanë arrestuar 111 kurdë gjatë operacioneve. Ndërkohë, 118 strehimore të PKK-së u shkatërruan në provincat juglindore Hakkari, Sirnak, Mardin, Dijarbakir dhe Siirt. “Armë duke përfshirë një raketë anti-tank, mitralozë, pushkë snajperi, pushkë gjahu dhe granata dore po ashtu u konfiskuan nga forcat e sigurisë” shkruan agjencia. Më shumë se 1.200 njerëz, përfshirë personelin e sigurisë dhe civilët, kanë humbur jetën që kur PKK-ja , e përcaktuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur disa dekadëshe në korrik të vitit 2015.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne