Forcat turke neutralizojnë 18 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se gjatë një operacioni ajror të forcave të saj janë neutralizuar 18 terroristë të PKK-së në rajonin Kandil në veri të Irakut.

Ministria turke përmes Twitter-it bëri të ditur se terroristët e PKK-së u zbuluan gjatë një operacioni të kryer në këtë rajon.

Theksohet se në operacionin ajror të forcave turke janë neutralizuar 18 terroristë.

Forcat turke tashmë një periudhë kohore zhvillojnë operacione ndaj grupeve terroriste të PKK-së.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne